Ngjarjet, për të cilat mund ta shquanin dhe nderonin atë, kishin ndodhur para shumë kohësh gjatë luftës. Këta kapituj të jetës së saj të kaluar u bënë kujtime të vagëlluara. Gaeli mendonte rrallë për to, nëse nuk merrje parasysh ato çaste, kur Delfina e pyeste, gjë që ndodhte rrallë. Ajo e njihte mirë gjithë historinë dhe trimëria e gjyshes ishte për të motivimi më i fuqishëm dhe burim frymëzimi. Gjyshja u bë një shembull i mrekullueshëm i individit, që, sipas mendimit të saj, duhet të bëhej secili. Dhe, nuk kishte rëndësi nëse qeveria do t’i korrigjonte gabimet e veta ose jo, nëse do të kujtohej ndonjëherë ose jo, do të dekoronte dikë apo jo – në sytë e mbesës ajo ishte heroinë, ashtu si shumë të tjerë gjatë pushtimit të Francës nga gjermanët shtatëdhjetë vjet më parë.
libra shqiptar
libra te huaj
