E hënë. – E diel:
9:00 - 19:00
1,100 L
Libri të fton të shfletosh letra të këmbyera gjatë viteve 1968-’70. Ka diçka veçanërisht të fuqishme te ky letërkëmbim–sjell gjurmë dokumentare të një jete në zhvillim e sipër: një dritare në jetën intime të dy njerëzve të zakonshëm. Autorët e letrave, që më vonë në jetë u bënë të mirënjohur si doktor Male dhe infermiere Bardha, janë duke i shkruar letra njëri-tjetrit në një kohë të pazakontë. Të sapomartuar, Malen e dërgojnë ushtar kufitar në Veriperëndim, ndërsa Bardha e pret në skajin juglindor të Vendit. Shërbimi ushtarak do t’i mbajë të ndarë për dy vjet dhe mallin e shuajnë me letra. Dy zëra nga e shkuara që, përmes këndvështrimit të tyre mbi kuptimin e jetës, na japin një shpjegim unik mbi domethënien e saj.
There are no inquiries yet.
Porosisni nga WhatsApp