“Ç’kuptim mund te kete jeta” është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan “tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e jetës sonë dhe në pikëpamjet tona mbi atë ç’ka mund të nënkuptojë jeta.