Bernardo Atxaga (Joseba Irazu Garmendia, Asteasu,
Guipúzcoa (1951) është shkrimtari më i njohur bask dhe
aktualisht nga autorët më të njohur të Spanjës. U diplomua
në shkencat ekonomike në Universitetin e Bilbaos dhe më
vonë studioi filozofi në Universitetin e Barcelonës. Vepra
e tij përbëhet tregime, romane, poezi, ese, shkruar dhe
botuar të gjitha në gjuhën baske. I përkthyer në gjuhë të
shumta, është autori bask më i lexuar dhe më i përkthyer.
Ndër veprat kryesore përmendim, Bi anai (Dy vëllezërit)
1985; Obabakoak, 1988, Gizona bere bakardadean (Burri i
vetmuar) 1993, Zeru horiek (Gruaja e vetmuar) 1995 etj. Për
veprën e vet ka marrë shumë vlerësime dhe çmime brenda
dhe jashtë vendit ku më të rëndësishmit përmendim: disa
herë fitues i Çmimit Letrar Bask; Çmimit Kombëtar të
Spanjës për narrativën e vitit, Çmimet Grinzane Cavour dhe
Mondello, Times Literary Supplement Translation Prize;
finalist për prestigjozin Dublin IMPAC European Literary
Award dhe kandidat për prestigjozin tjetër europian The
Independent Foreign Fiction Prize.
Ky është libri i tij i tretë në gjuhën shqipe.
libra shqiptar
libra te huaj
