Punimi “Bazat e matjeve në vlerësimin e pasurive të paluajtshme,(BM-VPP)” është miratuar me vendim nr.240, prot., datë 24.02.2016 nga Departamenti i Konstruksioneve të Ndërtimit dhe Transportit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe ka një përmbajtje teorike dhe tekniko-profesionale mbi njohuritë bazë të nevojshme se si një ekspert duhet të bëjë matjet e pronave dhe nxjerrjen e sipërfaqes së duhur, lidhur këto me lartësitë dhe distancat.
Shtete të ndryshme dhe grupe të ndryshme, përdorin mënyra të ndryshme për matjen e distancave dhe të sipërfaqeve të pronave, ndaj për të krijuar një koncept të qartë mbi mënyrat e matjeve nga disa grupime kryesore të vlerësuesve të pasurisë së paluajtshme ndërkombëtare në këtë libër janë trajtuar disa nga Kodet e Matjeve Ndërkombëtare të tillë si: Kodi i Matjeve sipas Standardeve Italiane të Vlerësimit të Pronave (Italian Property Valuation Standard); Kodi i Matjeve sipas Grupimit Evropian të Vlerësuesve të Pasurive (The European Group of Valuears Assocation, “TEGOVA”); Kodi i Matjeve sipas Standardeve Ndërkombëtare të Matjes së Pronës (Internacional Property Measurement Standarts, IPMS); Kodi i Matjeve nga grupimi Topo-Gjeodezik Evropian (Council of European Geodetic Survyors). .
Më tej, në këtë vepër, janë trajtuar disa koncepte të matjes së pronave në Shqipëri, të cilat janë objekt i vlerësimit si pasuri të paluajtshme, të tilla si: Konceptet e matjes së banesave sipas normave të projektimit të tyre; Koncepti i matjeve sipas rregullave të territorit; Koncepti i matjeve të sipërfaqeve të përdorura sipas metodologjisë së regjistrimit hipotekor; Koncepti i sipërfaqeve të përdorura sipas Entit Kombëtar Të Banesave.
Si konkluzon në këtë vepër, jepet formula e konvertimit të sipërfaqes përmes koeficientit të ekuivalentimit të sipërfaqes së vlerësimit, koeficient, i cili paraqitet si risi e këtij libri dhe e konceptit të matjeve të pronave për vlerësimin e pasurive të paluajtshme në tërësi.
libra shqiptar
libra te huaj
