Gjithçka filloi në një natë të errët me stuhi…
A e mbani dot një sekret? Jeni të sigurt? Sepse ky është një sekret shumë i madh… Që pas stuhisë së frikshme, diçka po u ndodh fëmijëve në rrugën e Frenkit. Ata po ndryshojnë një e nga një. Po bëhen pak të çuditshëm. PAK…MAGJIKË.
Në fillim Frenki ishte i emocionuar që ishte pjesë e një bande të paparë – njësoj si heroi i tij Zak Rreziku. Por shumë shpejt u kuptua se kjo mund të ishte e rrezikshme për Frenkin dhe shokët e tij të rinj. A jeni gati të mësoni se çfarë do të ndodhë?
libra shqiptar
libra te huaj
