Të gjithë autorëve iu kërkua të trajtonin të njëjtën tufë çështjesh lidhur me atë se si e parashikojnë ata të ardhmen e Europës Juglindore. Më specifikisht, atyre iu kërkua që të komentonin përceptimin e tyre të rolit të komunitetit ndërkombëtar dhe të tregonin pengesat e stabilitetit në rajon. Qëndrimi që kanë mbajtur gjatë përgjigjeve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. Ndërkohë që Ismail Kadare dhe Predrag Simic janë përqëndruar në rajon gjerësisht, Ljubomir Frackoski dhe Ylber Hysa kanë preferuar të përqëndrohen tek ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kosova, përkatësisht . Megjithatë, pavarësisht nga qasjet e tyre të ndryshme në fakt të gjithë kanë dhënë vizionin e çështjeve dhe vështirësive që dalin. E ndieljmë se kundërvënia e nivelit “makro” të analizës së dy teksteve të para dhe qasja “ mikro” e dy pikave të fundit japin një tablo treguese të problemeve dhe të perpeltivave të rajonit
libra shqiptar
libra te huaj
