Studimi monografik “Arbërorët ndërmjet Kishës Perëndimore dhe asaj Lindore gjatë shekujve XI-XV”, përfshin një nga problematikat e rëndësishme politike, kulturore e fetare për trevat arbërore në periudhën në fjalë. Qëllimi i saj është trajtimi i pozicionit kishtar të arbërorëve dhe lidhjet e orientimet e tyre fetare me ato politike. Ky libër i historianit të ri Gjon Berisha, është në thelb, një variant i zgjeruar dhe i përmirësuar i studimit me të cilën ai mbrojti me shumë sukses tezën e doktoratës dhe me të cilën ai mori, një vit më parë, gradën PhD. Për rrjedhojë, ky libër është një krijesë shkencërisht e e çertifikuar dhe estetikisht perfekte, vepër e një medievisti të ri shqiptar të talentuar, të formuar e jashtëzakonisht kërkues.