“Apologjia e një matematikani” e shkruar nga G. H. Hardi, një ndër matematikanët më të shquar të shek. XX, është parashtrim emocionues i raportit të një shkencëtari të madh me disiplinën së cilës i kushtoi tërë jetën e vet. Rrëfyer me një sinqeritet vërtet mbresëlënës pa kurrfarë përpjekjesh për të hedhur mbi veten vezullime “Dritësimesh pozitive”. “Apologjia ” është edhe përsiatje për matematikën dhe vlerat e saj. Gjykimet dhe përfundimet e Hardit janë me shumë interes për mjaft çështje të rëndësishme për këndvështrimin e tij dhe vendin që i jep “Kriterit estetik”, Hardin e kanë quajtur “Esteti i matematikës”. Anën njerëzore të personalitetit karizmatik të Hardit e zbulon pena e mprehtë e Çarlz Snout, fizikan dhe shkrimtar i talentuar në parathënien e gjatë shkruar posaçërisht për “Apologjinë”. “Apologjia” dhe parathënia e Snout përbëjnë një të tërë organike leximi i së cilës ofron informacion interesant për një figurë madhore të botës matematike