Antologjia poetike “Poetët për Ndryshim”, vjen në 10-vjetorin e nismës së rrugëtimit poetik “100.000 Poetë për Ndryshim” (100 thousand Poets for Change), në mbështetje të nismës së poetit dhe artistit Michael Rothenberg nga Kalifornia. Kjo ngjarje poetike mbarëbotërore mbahet jo në të njëjtin vend, por në të njëjtën ditë, pikërisht të shtunën e fundit të shtatorit, kur poetë dhe artistë në të gjithë botën, nëpërmjet poezive, promovojnë ndryshimet mjedisore, sociale dhe politike, brenda kornizës së përgjithshme të paqes dhe qëndrueshmërisë. Nëpërmjet eventit “100 mijë Poetë për Ndryshim” si një ngjarje historike për poezinë, poetët përfshihen në leximin më të madh të poezisë në histori. Ky libër bën bashkë 71 poetë pjesëmarrës nga vende të ndryshme, pa citime biografike, të vjetër e të rinj, të cilët me poezitë e tyre, arkivojnë pjesë të kësaj lëvizjeje si moment poetiko-historik mbarëbotëror.
libra shqiptar
libra te huaj
