“Amygdala Mandala” përfaqëson një realitet të letërsisë kontemporane shqipe, ku eksperimentimi në formë vjen në trajtën e tij të plotë, bashkuar me aftësinë e çuditshme të autorit për të përdorur difuzionin kulturor në shërbim të përplotësisë letrare.
“Amygdala Mandala” mbart një trup prej 10 tregimesh që u ngjajnë 10 zgjatimeve të një organizmi kompleks, që shpreh “modus-vivendi”-in artistik të autorit, për nga stili, forma e shtrirja që vihen në shërbim të mesazhit. Ashtu si në tregimin “Një flakë”, që ai preferon ta përcaktojë si tregimi “më i vogël në botë”, mesazhi i tij në shishe bredh në mandalën e lexuesit. Gjithkush e kupton se bëhet fjalë për dashurinë.
libra shqiptar
libra te huaj
