Djemtë adoleshentë – ata duket se zhduken në një botë tjetër, ku mezi komunikojnë dhe ku makinat e shpejta, alkooli dhe droga janë tundime konstante. A do të mbijetojnë për t’u bërë burra të mirë? Si mund t’i kuptojnë prindërit dhe shkolla e t’i ndihmojnë ta kapërcejnë këtë fazë të vështirë dhe të rrezikshme? Celia Lashlie ka disa nga përgjigjet. Pas shumë vitesh pune në shërbimin e burgut, ajo e di se çfarë ndodh kur djemtë bëjnë zgjedhjet e gabuara. Ajo e di, gjithashtu, çdo të thotë të jesh prind – ka rritur e vetme një djalë dhe ka pasur frikë për mbijetesën etij. Në këtë libër zbavitës, të çiltër, joabsurd, studiuesja dhe komentuesja sociale Celia Lashlie zbulon çfarë ndodh në botën e djemve, një botë krejt e ndryshme nga ajo e vajzave. Me qartësi dhe mendjemprehtësi ajo u ofron prindërve – sidomos nënave – këshilla praktike dhe inkurajuese për t’i rritur djemtë që të bëhen burra të mirë, të dashur, elokuentë.
libra shqiptar
libra te huaj
