Nga YLLJET ALIÇKA
Kam lexuar thuajse tërë artikujt dhe librat e Roland Qafokut. Nuk e teproj te them se si gazetar, kronikan, intervistues, Roland Qafoku mbetet nder gazetaret më elegant, profesionist, i permbajtur, etik dhe njékohësisht i zhdërvjellet i këtyre dhjetëvjeçarëve te fundit. E lexova librin e tij të ri dhe mora po të njëjtën ndjesi e kënaqesi që pata ndjerë me leximin e librave të tij “Historia e 33 kryeministrave te Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama” dhe “100 vrasjet me të bujshme në historine e shtetit shqiptar 1912-2017”.
Në këtë liber të fundit Roland Qafoku na vjen thjesht me një përzier
je historish të vogla personale me historinë bashkëkohore te shoqerise
shqiptare.
Fjala është per 50 intervista personazhesh publike, realiste, argetuese e veçanërisht njerëzore për atë grup personalitetesh e karakteresh që ndajnë, kush më shumë e kush më pak, nje kujtesë të përbashkët, thu ajse të njejta dilema dhe konflikte të brendëshme, në fushen e përpun imit dhe formimit të opinionit publik dhe që kanë pasur fatin të ndajnë diktaturën dhe postdiktaturën, pra kur ulje ngritjet e kohës, diversiteti nuk mundi dot t’ua humbiste sensin e të qenit aktive protagonist.
Thenë ndryshe, se si ky mozaik prej 50 personazhesh kanë përjetuar
kohën e tyre dhe anasjelltas se si koha i përjetoi ata. Gjithçka në këtë libër është reale, fluide dhe njëkohësisht famillare, me histori të përbashkëta që shkëputen herë pas here në veçantinë e personazheve, nje libër që falë mjeshtërisë apo “dinakërisë” së pyetjeve intervistuese.
libra shqiptar
libra te huaj
