Mundësia e kthimit të produktit
Çdo klient në platformën elektronike, ka të drejtë, brenda 24 orëve, të kthejë produktin në adresën e bum.al, nëse produkti ka defekt fabrikimi, dëmtime gjatë transportimit dhe gabime porosie. Klienti duhet të dorëzojë produktin mbrapsht me të gjithë aksesorët e tij në paketimin orgjinal, pa shenja gërvishtjeje apo dëmtime të shkaktuara prej tij, gjithashtu duhet të dorëzojë faturën me të cilën është shoqëruar produkti i tij në momentin e blerjes.
Në rastet kur plotësohen kushtet e sipërpërmendura, klientit i mundësohet zëvendësimi i porosisë.
Kujdesi ndaj klientit 0673800000
Orari 07:00:15:00
E shtunë dhe e diel, pushim