1. Kushtet e garancise

Për çdo blerje apo shitje në rrugë elektronike në platformën online bum.al, çdo përdorues automatikisht pranon pa asnjë rezervë të gjitha kushtet dhe termat e përcaktuara nëwebsite.

Bum.al rezervon të drejtën për të ndryshuar termat e përdorimit dhe kushtet e përgjithshme sa herë që do të jetë e nevojshme, por përdoruesit gjithmonë do të informohen paraprakisht për çdo ndryshim duke klikuar në komanden “Kushtet dhe termat e përdorimit” në faqen online www.bum.al.

  1. E drejta e autorit

E gjithë përmbajtja e faqes online bum.al, emri, logo, dizajni, rregullat, udhëzimet, ikonat, videot dhe çdo element tjetër që përbën të drejtën e autorit sipas legjislacionit shqiptar, është pronë ekskluzive e subjektit bum.al.Çdo përdorim, modifikim, kopjim, riprodhim dhe çdo veprim mbi materialet e faqes elektronike nuk duhet të kryhet pa aprovimin e personave të autorizuar nga subjekti bum.al.

  1. Parimi i konfidencialitetit

Të gjitha të dhënat që jepen nga individët apo subjektet e regjistruar në faqen elektronike, do të jenë tërësisht të fshehta dhe të ndaluara për përdorim të jashtëm. Të gjitha të dhënat që disponohen nga bum.al, nuk do të përdoren për asnjë arsye tjetër përvec procesit të shit-blerjes, transportit dhe përfundimit me sukses tëçdo porosie.Çdo blerës ose shitës ka të drejtë të kërkojë që të fshijë të dhënat e tij personale dhe llogarinë e tij në rast se nuk dëshiron të jetë më pjesë e bum.al, duke na kontaktuar në postën tonë elektronike [email protected]

  1. Mbrojtja e Konsumatorit

Politikat e bum.al në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit janë në përputhshmëri të plotë me Ligjin Nr.9902, datë 17.4.2008 “Per Mbrojtjen e Konsumatorit”.

  1. Siguria e pagesave

Transaksionet monetare në platformën bum.al garantohen në nivelin maksimal të sigurisë, pasi në këtë website përdoret protokolli elektronik më i sigurt “https”.

  1. Mënyrat e pagesës
  • Pagesë kesh, në momentin e marrjes në dorëzim të produktit;
  • Nëpërmjet bankës, mjafton të dërgoni një foto të mandat pagesës në postën tonë elektronike;
  • Nëpërmjet kartës se kreditit ose paypal;
  • Nëpërmjet shërbimit m-pesa të Vodafone;
  1. Mundësia e kthimit të produktit

Çdo blerës në platformën elektronike ka të drejtëbrenda 24 orëve të kthejë produktin në adresën e bum.al, nëse produkti nuk është sic është përshkruar nëëebsite, apo ka defekt ose problem tjetër. Klienti duhet të dorëzojë produktin mbrapsht me të gjithë aksesorët e tij në paketimin orgjinal, pa shenja gërvishtjeje apo dëmtime të shkaktuara prej tij, gjithashtu duhet të dorëzojë faturën me të cilën është shoqëruar produkti i tij në momentin e blerjes. Në rastet kur plotësohen kushtet e sipërpërmendura, klienti zëvendëson produktin ose i kthehet në llogari shuma e paguar për produktin e kthyer.

  1. Kryerja me sukses e shitjes

    Shitja e produktit do të quhet e kryer me sukses në rastet kur përmbushen në mënyrë kumulative këto tre kushte: 1. Produkti merret në dorëzim nga blerësi. 2. Subjekti Bum.al arkëton shumën e produktit nga ana e blerësit. 3. Kur ka kaluar afati prej 24 orë nga marrja në dorëzim e produktit nga ana e blerësit dhe ky i fundit nuk e ka kthyer produktin për mospërputhje me përshkrimin sipas nenit 12 të kësaj kontrate, pranë ambjenteve te subjektit Bum.al. Në çdo rast tjetër kur nuk përmbushen kriteret e sipërpërmendura, produkti nuk do të quhet i shitur. Subjekti Bum.al shpk nuk mban përgjegjësi për produktet e kthyera nga ana e blerësve, kur arsya e kthimit nuk është për faj të shoqërisë.

  2. Të drejtat dhe detyrimet e blerësit.

Blerësi ka të drejtë:

  • Të përfitojë shërbim të shpejtë dhe cilësor nga ana e stafit tëbum.al.
  • Të krijojë llogari në website dhe të përfitojë në bazë të nurmit të blerjeve të kryera, zbritje në çmime, promocione, oferta ku do të shpërndahen dhjetëra dhurata.
  • Tëkërkojëinformacion duke kontaktuar në numrin tonë të celularit, duke dërgar mesazh në chatin e ëebsite, duke dërguaremail në postën elektronike [email protected] ose mesazh në rrjetet sociale (Facebook, instagram).
  • Të ushtrojë të drejtën e ankimit duke dërguar pretendimet e tij në postën elektronike [email protected] dhe stafi i platformës do të marrë masat e duhura për çdo situatë.
  • Të kthejë produktin mbrapsht sipas rregullave të përmendura në pikën 5 të rregullores.

 

Blërësi ka për detyrë:

  • Të pranojë pa asnjë reserve kushtet dhe termat e subjektit bum.al për të cilat çdo blerës do të vihet në dijeni dhe do t’i pranoje duke klikuar komanden në website paraprakisht.
  • të japë informacionet, të dhënat e domosdoshme për kryerjen në mënyre të suksesshme të blerjes. ( Emer Mbiemer, adrese, nr. Cel.), Opsiononale ( adresë e dytë, nr. Celulari tjetër, email).

 

  1. Të drejtat dhe detyrimet e shitësit

 

Shitësi ka të drejtë:

  • Të krijojë llogari të llojit “Shitës” në platformën online bum.al.
  • Të listojë vetë produktet e tij sipas tutorialit në website, por gjithmonë me aprovimin nga ana e stafit të bum.al.
  • Të kërkojë asistencën e stafit tëbum.al për të reklamuar produktet nëëebsite.
  • Të kryejë vetë shërbimin e transportit të produkteve ose ti japi të drejtën e transportimit të produkteve stafit tëbum.al.

 

Shitësi ka për detyrë:

  • Të përditësojësasinë e produkteve të reklamuara një website (nr. e produkteve të cilat janë gjendje), të fshijë nga lista e reklamimeve në website, produktin që nuk është më gjendje në magazinë, ose të njoftojë bum.al në mënyrë që përditësimi/fshirja e produkteve nga platforma elektrinike të kryhet nga ana e stafit të bum.al.
  • Të mbajë përgjegjësi për produktin/shërbimin e ofruar ndaj klientëve të bum.al.
  • Në rastin kur do të kryejë vetë shërbimin e transportit, ky shërbim të kryhet brenda afatit të përcaktuar në rregulloren e bum.al.
  • Të zbatojë parimin e konfidencialitetit, duke ruajtur të dhënat dhe informacionin e blerësve me përgjegjshmëri të lartë.

 

  1. Të drejtat e Shoqërisë Bum.al sh.p.k.

 

Shoqëria Bum.al” sh.p.k.ka të drejtë:

 

  1. Të verifikojë veprimtarinë e kryer nga shitësi në platformën elektronike të bum.al
  2. Të kërkojë nga shitësi, dhënien e informacionit të nevojshëm, për produktet e listuara në platformën elektronike.
  3. Të ndërpresë bashkëpunimi kur shitësi nuk respekton rregulloren e parashikuar në platformën elektronike.
  4. Të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën me shitësin në rast se ai refuzon të paguajë tarifat ose e përcaktuara në kontratë për shërbimin e kryer nga bum.al.

 

 

  1. Detyrimet e Shoqërisë Bum.al sh.p.k.

 

Shoqëria  “Bum.al” sh.p.k.merr përsipër detyrimet e mëposhtme:

 

  1. Të kryejë në favor të shitësit të gjitha veprimet e duhura për shitjen me sukses të produkteve të tij.
  2. Të informojë shitësin, për të gjitha veprimet e kryera në platformën elektronike, në rast se i kërkohet të japë informacion.
  3. Të mbajë përgjegjësi për mirëmbajtjen e mallrave që do të dorëzohen paraprakisht nga shitësi në magazinën e shoqërisë bum.al.

 

 

  1. Shkelja e termave dhe kushteve

Në qoftë se shkelen këto terma dhe kushte bum.al ka të drejtë të të kufizojë aktivitetin në platformën online, të heqi ofertën, të përfundojnë listimet, të paralajmërojnë përdoruesit e tjerë për veprimet e shkelësit.

 

  1. Ligji i zbatueshëm

Këto kushte dhe rregulla rregullohen dhe interpretohen në përputhje me Kodin Civil, ligjin nr. Nr.10 273, datë 29.4.2010 “Për dokumentin elektronik” të ndryshuar, (Ndryshuar me ligjin nr.101/2015,datë 23.9.2015), Ligji nr. Nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik” si dhe në legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate.