Mund të fillohet me një trajtim dy herë në javë, me seanca prej 20 minutash, për t’i rritur më pas në kohëzgjatje gjatë ditëve në vijim. Nxehtësia i bën gjëndrat e djersës që të nxjerrin domosdoshmërisht sa më shumë djersë. Për pasojë, rritet harxhimi i kalorive dhe kjo ndihmon në dobësim. Megjithatë, që sauna të ketë një efekt djegës të yndyrave, është e nevojshme ta ndërthurni atë me ushtrime fizike, cilado qofshin ato. Nëse arrini ta praktikoni saunën për më shumë se një herë në javë, dhe nëse përpara saj bëni aktivitet fizik, atëherë ju mund të dobësoheni. Ndër të tjera, duke qenë se sauna nxit rritjen e qarkullimit të gjakut dhe nxjerrjen jashtë të toksinave, ajo mund të përcaktojë edhe reduktimin e yndyrave të grumbulluara, mbi të gjitha në zonat e “goditura” nga celuliti.
libra shqiptar
libra te huaj
