Dekarti konsiderohet babai i filozofisë moderne. Këtë titull ai e ka marrë kryesisht për kthesën që bëri në filozofi kundrejt sistemit të atëhershëm aristotelian dhe skolastik. Metoda e tij e dyshimit bëri që të vinte në pyetje çdo gjë që ekziston, por këtu ai gjeti diçka që shtrihet përtej çdo dyshimi; mendjen si një gjë që mendonte për ekzistencën e tij dhe kështu nisi ngritjen e sistemit të tij filozofik. Libri “Meditime mbi Filozofinë e Parë prezanton sistemin metafizk dhe filozofik të Dekartit nëpërmjet 6 meditimeve.
René Dekart lindi në Touraine më 1596, studioi në kolegjin Jezuit të La Fleche, ku u përqendrua kryesisht te matematika, logjika dhe filozofia. Pasi udhëtoi gati kudo në Evropë, në vitin 1628, qëndroi në Hollandë, ku shkroi veprat e tij kryesore, përfshirë “Diskurs mbi metodën” (1637), “Meditime mbi filozofinë e parë” (1641), “Parimet e filozofisë” (1644), dhe “Pasionet e shpirtit” (1649).
libra shqiptar
libra te huaj
