ZOTI SHYTI ILUSTRON KONCEPTIN E MIRËMBAJTJES SË HAPËSIRËS NDERPERSONALE
Sot, tha z. Shyti, bën mirë që, çdo të njohur që takon në rrugë, ta pyesësh pa humbur kohë “Mos të ka mbetur gjë qejfi për ndonjë gjë me mua?” Pavarësisht nga çfarë ke parasysh ose dyshon: gjërat kurrë nuk duhen lënë të mahisen. Këtu al do të përgjigjet: “Mua të më mbetet qejfi me ty? Po çne? Aspak! Më vjen shumë keq Dhe ti me tutje. “Se mund edhe të jetë keqkuptuar ndonjë gje që kam thënë, ose ndokush mund edhe të ketë shpifur. xhanëm dhe al “Po jo, o zoti Shyti, mê di pêr tip të pësh-pesheve ti mua?” Janë shkëmbime të shëndetshme këto, vazhdoi z. Shyti, sepse ripërtërijnë imunitetin social të dobësuar, njëlloj si ato vaksinat fuqizuese që bëjnë të rriturit kundër sëmundjeve foshnjore. Se mund të qëlloje pastaj që ai tjetri të pyesë: “Mos duhet të kem arsye unë, që të më mbetet qejfi?” Dhe këtu ti i përgjigjesh: “Çfarëdo që të kesh dëgjuar, nuk është ashtu.” Ndërsa al: “Mos ma thuaj këtël Të lutem!” Dhe më në fund ti: “Unë ta them, sepse e di që me ty mund të flas hapur.” E kështu me radhë, deri në përqafim të pjesshëm, me rrokje burrnore bërrylash. Njerëz që përfshihen në biseda të tilla u ngjajnë atyre trumcakëve që lahen në pluhur për të hequr pleshtat: higjiena nuk është e thënë që të japë edhe kënaqësi konvencionale.
libra shqiptar
libra te huaj
