Kloe Braun është një “mjeshtre” e kompjuterave, që vuan nga një sëmundje
kronike. Ajo ka një qëllim, një plan dhe një listë me gjërat që duhet të bëjë. Pasi përjeton një situatë, e cila pothuajse i mori jetën, asaj i lind ideja që t’i caktojë vetes shtatë objektiva, që do ta ndihmojnë “ta jetojë jetën” e më pas arrin ta realizojë menjëherë objektivin e parë: të largohet nga vila e madhe ku jetonte familja e saj. Cilat janë objektivat e tjera në listën e saj?
Te shijojë një mbrëmje duke u bërë tapë në një klub. Te beje xhiro me motoçikletë.
Te shkojë në kamping.
Të bëjë seks të rastit, por që ta kënaqë shumë.
-Te udhëtojë nëpër botë vetëm me një valixhe dore. – Dhe… të bëjë diçka të keqe.
Por nuk është dhe aq e lehtë për Kloen që të bëhet e keqe, edhe pse i ka udhëzimet që i shpjegojnë hap pas hapi si t’ia arrijë kësaj. Ajo që Kloe ka nevojë është një mësues dhe ajo e di njeriun që mund ta ndihmojë për këtë. Redford “Red” Morgan është një administrator i zoti që ka plot tatuazhe në trup, një motoçikletë dhe që e josh më shumë seksualisht sesa dhjetë mijë aktorë Hollivudi. Ai është artist, pikturon natën dhe i fsheh gjatë ditës punët e tij, gjë që Kloeja e di, ngaqë e përgjon herë pas here. Përse ai nuk ia tregon askujt pikturat që bën.
… Dhe çfarë fshihet në të vërtetë pas pamjes së tij të jashtme të vrazhdë.
libra shqiptar
libra te huaj
