Angela Merkeli dha dorëheqjen nga detyra, megjithëse askush nuk do t’ia kishte refuzuar dot të drejtën për një kandidim të ri. E bëri këtë vullnetarisht dhe jo vetëm për këtë arsye është një dukuri që bën përjashtim. Gjashtëmbëdhjetë vite si kancelare ajo e ushtroi detyrën më të rëndësishme të politikës gjermane, aq gjatë sa para saj vetëm Helmut Kohli dhe prapëseprapë mbeti në shumë drejtime një enigmë për kundërshtarët dhe përkrahësit e vet. Nga i vinte kjo forcë këmbëngulëse? Nëse Merkeli, siç pretendohet shpesh, qeverisi faktikisht vetëm në mënyrë pragmatike, pa ideologji dhe deri pa vizion, si mundi vendi të ndryshojë aq shumë nën regjinë e saj?
Ursula Weidenfeldi bën një bilanc të viteve të Merkelit, ndjek gjurmët e frymës së një epoke në përfundim dh…
libra shqiptar
libra te huaj
