I rashë me forcë drurit të vjetër, të lashtë, aq sa dukej si kishte mbirë aty që kur kishte qenë fidan. Nga brenda doli një burrë mbi të 50-tat. A mund të flasim bashkë, ju lutem? Nuk prita të merrja pëlqimin dhe vijova: Si është puna e aeroportit? A ma shpjegoni me detaje? Unë jam – për pak desh më doli “Sofia” – e katit të dytë, që do të udhëtoj nesër në ora 4, ja, e shoh, e keni të shenjuar aty në bllok. Ju lutem shiheni. Burri përballë meje thoshte vetëm Yes, pas çdo fjale që dëgjonte dhe s’nxirrte asnjë zë më shumë.
libra shqiptar
libra te huaj
