Milano, verë 1981. Gjendemi në fazën më të vonë dhe më të egër të periudhës së terrorizmit në Itali. Ende pa mbushur dyzet vjeç, Xhakomo Kolnagi është një gjykatës në vijën e frontit. Duke koordinuar një grup të vogël hetuesish, ai prej kohësh po bën hetime rreth veprimtarisë së një bande të re të armatosur, përgjegjëse për vrasjen e një politikani demokristian. Dyshimi dhe shqetësimi e shoqërojnë gjithmonë. Ai është katolik i përkushtuar, po me një besim intim e tragjik. Vjen nga një shtresë e varfër, por është i bindur se suksesi i tij personal përbën provën e të jetuarit në një shoqëri të hapur. Është i martuar e me fëmijë, po marrëdhëniet me familjen janë të largëta e plot vuajtje. Ka dy miq shumë të dashur, me të cilët shkëmben polemika, pëlqen orët e pasigurta, periferitë, futbollin, takimet në pijetore.
libra shqiptar
libra te huaj
