.. E tashmja është stacioni ku njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktime. Mirë a keq, parajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të së ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e takojmë kurrë sa jemi gjallë. Fragment nga romani “Enigma e Dhimbjes” Në mesnatë, trupi i gruas u fut si hije në shtratin e tij dhe dy trupat u shkrinë njëri me tjetrin si brumi i llokumes në zjarr. Zjarri u ndez edhe mes shpirtrave të tyre, aq sa ai klithi në heshtje nga lumturia, se gruaja nuk ishte zhgënjyer me mashkullin që kish zgjedhur. Ajo e shtrëngonte egër, duke qarë si ulkonja, në mënyrë që lufta e qejfit të mbaronte aty ku kishte filluar, brenda mishit tё saj…sepse donte të ngelej shtatzënë. Ftesa e rrezikshme e drithёroi shumë shkrimtarin: ishte e pamundur t’i rezistonte joshjes dhe dalldisë së ëmbël të mbarimit të dashurisë thellё trupit tё gruas, brenda saj… Kur trupi i tij prej mashkulli tё shkrehur nuk lёvizi mё dhe ra nё qetёsinё e pasdashurisё, poshtё tij, ajo nuk u ankua pёr peshёn qё po i merrte frymёn, por e puthi gjatё nё fytyrё, nё sy, nё hundё, nё mjekёr, nё ballё dhe i futi gjuhёn nё vesh, tё gjitha kёto pёr t’i treguar se nuk vlen asnjёherё njё mirёnjohje e pashprehur, madje i lёpiu me gjuhё fytyrёn e tёrё, si për t’i treguar se mirënjohja e saj pёr dhuratёn e shenjtё, ishte e vërtetë, e lëngshme si pështyma, materie…
libra shqiptar
libra te huaj
