“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
Drejtor i gazetës ishte Mit’hat Frashëri (alias Lumo Skëndo), bir i rilindasit të shquar Abdyl Frashërit, nip i Samiut dhe Naimit.
Programi i gazetës ishte:
1. Ruajtja dhe forcimi i konstitucionit.
2. Përhapja e gjuhës shqipe.
3. Mbrojtja e të drejtave të vendit dhe të Mbretërisë Osmane.
libra shqiptar
libra te huaj
