Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin “Tregime të rinisë” nuk janë të vërteta, por edhe mund
të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një
lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist,
herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit.
Tregimet flasin për përplasje këndvështrimesh mes të rinjve dhe më të rriturve, mes të
pasurve dhe më të varfërve, mes ëndërrimtarëve dhe atyre me këmbë në tokë.
Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar plotësisht nga teknologjia, kohë kur
ekzistonte bashkëbisedimi dhe kontakti mes njerëzve. Gjuha dhe stili i përdorur në
këtë libër është i thjesht dhe i zakonshëm, si jeta e shumicës prej lexuesve. Nuk ka
nevojë për fjalë të mëdha, për të përshkruar ngjarje të thjeshta.
libra shqiptar
libra te huaj
