Bartlëbi është një shkrues dokumentash gjyqësore, thënë ndryshe kopist, i cili befas në një nga ditët refuzon të kopjojë shkresat që i kërkohen. Përgjatë pranverës së 1851 vetë Melville përjetoi diçka të ngjashme pasi kishte shkruar kryeveprën e vet dhe të letërsisë amerikane, romanin Moby Dick. Dhe ndaj. Bartläbi mund të shihet si rishfaqja e frustrimeve të Melvill-it me situatën e vet si shkrimtar dhe vetë rrëfimi është për një shkrimtar që i zhvesh format konvencionale për shkak të tërheqjes së papërballueshme ndaj çështjeve më të koklavitura filozofike.
Tkurrja gjuhësore e Bartlëbit është ajo e pakufishmërisë së shprehjes letrare. Pak karaktere në letërsi, nëse ka ndonjë të tillë, kanë qenë të aftë të shprehin atë që dëshirojnë në një mënyrë kaq mbresëlënëse, kaq gati pafjalë sikundër Bartlebi me të famshmen, të paharrueshmen ‘Preferoj që jo… Letërsia amerikane, mund të thuhet me plot gojën, gjeti tek Herman Melville Homerin e vet të munguar.”
libra shqiptar
libra te huaj
