Grahja e biçikletës Sofijen a thue se e transformojke, e çelke diqysh, e kendellke, e mbushke me jetë. Ulja në shalë, puhitja e flokëve, tallazitja e fustanit, ajri i ftoftë, që e ndien në gjoks, që e ndien mes kambëve të vala, e gëzojke, e mbushke me dofarë ndjesish turbulluese, me do drithma, u pushtojke me emocione blasfemike, eterike, kozmogonike sa dojke me dale prej fustani, prej likure, dojke me u shndërrue në nji vulvë të hapun e të vaktë të kthyeme p’ej kozmosi, për me e pritun farën e nji qytetnimi së ri, që henez ka me linde, farën e nji Zoti t’ri, që ka me i ba gjinden ma te lumtur, ma te dashtun, ma emotive, ku vajzat kanë me qenë të lira ne dashni, kanë me qenë të lira në martesë, dhe ku kanë me mujt me i grahe biçikletave tanë ditën, nis e sos
libra shqiptar
libra te huaj
