Adriana, të dua. E kuptoj se mund të të duket absurde dhe vetëm prej pak kohësh kam filluar ta ndiej, por kjo është e vërtetë. Nuk kam ndërmend të të ngus, dhe, nëse nuk është çasti më i përshtatshëm, unë jam gati të të pres. Të lutem, mos e kundërshto propozimin tim që në nisje, lërmë një dritare hapur! I shqiptoi këto fjalë si duke psherëtirë; mandej, duke mos arritur ta mbante veten, e puthi. Në momentin e parë, Adriana u përpoq t’i rezistonte, por pak çaste më pas u lëshua në krahët e tij, duke e ndier se edhe ajo, pak e nga pak, po dashurohej. Jo, nuk mundem! Nuk ishte e drejtë! Ishte pa frymë dhe, kur Billi u shkëput, ajo ndiente ankth. I buzëqeshi duke ia bërë sssssss dhe i preku buzët me majën e gishtave. “Tashmë jam i rritur dhe di të përballem me njerëzit. Mos ki frikë se më turbullon nga ana emocionale. Mund të pres deri sa të mbarojë gjithçka me Stivenin.
libra shqiptar
libra te huaj
