Lexues të nderuar, dhe dyfish të nderuar në se merrni në dorë këtë liber që përmban një psiko analizë jo të në individi të veçante por një psiko-analizë të një kombi.
Nuk dua aq të mohoj kënaqësinë që më ka dhënë shkruarja e ketij libri modest se sa dua të fle i kënaqur, me që u përpoqa me gjithë shpirt të zgjidh një ekuacion që ka vetem një të panjohur për ne shqiptarët por që nuk e zgjidhim dot nga shkaku që jemi vete ekuacioni dhe nuk jemi ai që e zgjidh.
Duhet të jetë një libër i veshtirë për këdo që do ta lexojë, sepse thënia e disa të vërtetave le gjithmonë shijen e hidhur të ilaçit që pi kur je i semurë, ose më thjeshtë për injorantët të le shijen e keqe kur sheh një rruspi plakë që përpiqet të joshë me buzët e llangosura me të kuqin e pështirë dhe me çorapet giyesëm të xhveshura ku mund të shohesh i tmerruar rrudhat e të poshtme dikur të lakmueshme.
libra shqiptar
libra te huaj
