KJO ËSHTË AGJENTE SONJA!
Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete.
Emri i saj i koduar ishte “Sonja”.
Dhe kjo është historia e saj.
***
Në një fshat të qetë anglez në vitin 1942, një grua shtëpiake elegante doli nga vila e saj për të bërë shëtitjen e zakonshme me biçikletë. Gruaja të cilën fqinjët e njihnin me emrin zonja Bërton, ishte një nënë e përkushtuar me tre fëmijë dhe dukej se mishëronte më së miri familjen rurale britanike.
Mirëpo, në vend që të shkonte në dyqan e të bënte blerje me bllokun e triskave, ajo nxitoi nëpër Oksfordshir për të marrë informata shkencore nga njëri prej fizikanëve bërthamorë më gjeni të vendit. Sekrete të cilat do t’ia përcillte Qendrës së Zbulimit Sovjetik me anën e një radiotransmetuesi, që e fshihte në fund të oborrit të vilës së saj.
***
Zonja Bërton – me emrin e vërtetë Ursula Kuçinski dhe me atë të koduar “Sonja” – nuk ishte vërtet një shtëpiake britanike, por një hebreje gjermane, një komuniste e përkushtuar, kolonele e Ushtrisë së Kuqe të Rusisë dhe një spiune shumë e përgatitur. Plani për të vrarë Hitlerin kur ajo vepronte në Zvicër, veprimtaria e spiunazhit që zhvilloi kundër japonezëve në Mançuri dhe ndihma që i dha Bashkimit Sovjetik për të prodhuar bombën bërthamore, ishin vetëm disa nga operacionet më të rrezikshme të spiunazhit të shekullit të njëzetenjëtë të zhvilluara nga Sonja. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.
“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë.
***
Ben Mancintyre është autor bestseller. Disa nga librat e tij, si Agent Zigzag, Operation Mincemeat dhe “Spiuni dhe tradhtari” – botuar në shqip nga BOTART – janë shitur në miliona kopje.
Ai është kolumnist dhe redaktor i asociuar i The Times, dhe ka punuar si korrespondent mediesh në Nju-Jork, Paris dhe në Uashington. Mancintyre është një prezantues i rregullt i serive të BBC-së për librat e tij të suksesshëm.
libra shqiptar
libra te huaj
