Në këtë libër do të gjeni tregime të shkruara ndër vite që përcjellin ide e shqetësime të kohës sonë si: mbrojtja e ambientit, dashuria për vendin e origjinës, emigracioni nën një vështrim të ri, probleme të të rinjëve, të familjes etj.
Do të lexoni histori të mrekullueshme, nga më të pabesueshmet nga jeta e njerëzve të rrallë, që shembulli i tyre është për të gjithë shumë frymëzues. Për njerëz që nga fatkeqësi të rënda, që kanë humbur çdo gjë janë ringritur. Shembujt e tyre na mësojnë se s’ka rëndësi sa herë bie, ajo që ka rëndësi është shpejtësia me të cilën ngrihesh në këmbë. Nuk ka vështirësi që njeriu nuk e kalon mjafton të impenjohet.
“Në jetë, thotë pilotja amerikane Tami, mund të zgjedhësh të jesh i trishtuar e të ndihesh i tillë ose të jesh i lumtur e të jesh me të vërtetë, të takon ty ta vendosësh. Çdo ditë.”
“…qëndrimi im nuk është të ankohem ose të pres ndërhyrjen e Zotit apo të Shtetit. Sigurisht mund ta kalosh jetën duke u ankuar, po nuk të çon asgjëkundi.”- thotë djali afgan Jawad. “Nuk ekziston fati, ekziston momenti në të cilin talenti takon rastin” – citon Senekën
Duhet me qenë kuriozë, ambiciozë…kurrë mos dorëzohemi! – thotë një personazh tjetër.
Të kujtojmë gjithmonë nga kemi ardhur e të jemi të aftë për t’i kthyer shoqërisë ato që i kemi marrë.
libra shqiptar
libra te huaj
