Duke rrëfyer historinë dhe ndeshtrashat
e një familjeje tradicionalisht tiranase
përgjatë periudhës së para Luftës dhe asaj
socialiste, libri nxjerr në pah rrugicat e
kahershme të Tiranës, zakonet, gatimet,
traditat, kremtet, dukuritë dhe kulturën
e përbashkët të një Tirane tashmë të
humbur në turravrapin zhvillimor, i cili
zhbën shumë nga e kaluara. Një shoqëri
mund të rrëfehet qoftë edhe përmes
breznive të një familjeje të vetme, e
madje, edhe përmes një personazhi të
vetëm që ka jetuar në tri kohë, për të parë
të ngrihet e të ndërrojë një qytet.
I ndërtuar në 10 kapituj, si 10 urdhëresa
të qytetit të vjetër,
“Dekalogu i një lagjeje
tiranase” është një lexim i bukur”
libra shqiptar
libra te huaj
