E përhumbur prej puthjesh zjarr,
Të vdes dua…
Thërrmijat e melankolisë t’i fryj, t’i degdis!
Në mjellmë të artë t`kthehem puthjesh…
Puthjesh m’përkund në ëndrra e m’çliro brengash…
Puthjet zjarr e prush perla në gushë do ti mbaj…
Puthjet shtatit rrëke t`më derdhen e frymën,
Jetën le t’ma mekin…
E unë jetën do të ta fal për një zjarrputhje tjetër.
***
Unë nuk e di sa t’mungoj kur s’jam,
Për vete e di t’sigurt se nuk më shqitesh mendsh!
Kur jam larg më fanitesh në barin, ku sapo u ula…
Në çdo cep rruge dikush do më ngjasojë me ty
Ndihem hon,
Eko e mungesës tënde dhjetë? shohet,
Njëqind? shohet në greminën që krijon ti…!
Vëllimi i dashnisë për ty është i barabartë
Me vëllimin e qenies sime!
Si matrioshkat,
dashnia,
mëria
e prapë dashnia,
Janë rrit me ne, me ditënetët tona!
Kur kthehem nga larg, ti vrik më pret n’derë…
Më sillesh rrotull si herën e parë,
Po ai shikim, gjeste, zë…
E un gufoj prej gëzimit, lëkura më qesh,
E unë ?lloj humbas gravitetin…
Përqafoj, shtrëngoj, ?as
E prapë të puth, përqafoj
Derisa ti plas i nginjur me afshin e dashnisë time.
libra shqiptar
libra te huaj
