Libri “Koment mbi Kodin e Procedurës Penale” i autorit Dhimitër Lara, që është një punim i gjate me vlera të veçanta teorike e praktike që dëshmojnë për faktin që autori ka informacion të bollshëm teorik dhe njohje të gjithanshme të praktikës gjyqësore.
Libri i prezantuar nga gjyqtari Dhimitër Lara është punim serioz. Si volumi, ashtu edhe përmbajtja e tij, tregojnë që autori është fokusuar prej kohësh në përpunimin e tij duke hedhur në letër gjithë dijet dhe qëndrimet që ai ka mbajtur gjatë ushtrimit të detyrës së tij si gjyqtar. Materiali gjithashtu ka përfshirë qëndrime teorike të mbajtura nga profesionistë të tjerë, vendas e të huaj, duke plotësuar kështu bindjen që autori
është njohës i thellë i qëndrimeve të mbajtura nga kolegët dhe që përditëson dijet e tij duke lexuar jurisprudencë dhe elementë të tjerë teorike.
libra shqiptar
libra te huaj
