Në librin “Kampi i spiunazhit” – i cili është vazhdimi i librit “Shkolla e spiunazhit”, kandidat për çmimin “Edgar Alan Poe” – përgatitja e Ben Riplejit për t’u bërë agjent sekret vazhdon edhe gjatë verës,e bashkë me të, edhe rreziqet. Ben Ripleji është nxënës i ciklit të mesëm, por shkolla e tij nuk është aspak “mesatare”. Këtë semester ai është ushtruar per të qenë një agjent i nivelit të lartë, duke kaluar përmes shumë peripecive e rreziqeve, Tani që, më në fund, po mbërrijnë pushimet verore, Beni mezi po pret të argëtohet e të pushojë. Por kjo nuk ka si të ndodhë në kampin e spiunazhit në mes të pyllit, në natyrën e egër, gjatë stërvitjes për mbijetesë, ku MERIMANGA – një organizatë spiunzhi armike -ka infiltruar disa Spiunë. A do të mundet Beni t’i mposhtë përpara se ata të arrijnë ta heqin qafe?
libra shqiptar
libra te huaj
