Zhoslina (Zho) jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të
vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë
veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë
vjeç. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?
Pastaj ajo fiton lotarinë, 18.5 milion Euro për të qenë të saktë, dhe papritur
gjithë mundësitë e kësaj bote shpalosen para saj. Por ajo vendos të mos e
ndajë me askënd këtë lajm të mirë, as me bashkëshortin e saj, të paktën për
pak kohë. Me çekun e fshehur diku në shtëpi, ajo fillon të bëjë një listë të
gjitha gjërave që mund të bëjë me ato para. Çfarë do të donte ajo të
ndryshonte vërtet nga jeta e saj?
Me mbi gjysëm milion kopje të shitura vetëm në Francë dhe i përkthyer në
27 vende të botës, ky roman i dytë i Grégoire Delacourt-it njohu një sukses
të jashtëzakonshmëm ndërkombëtar. Sipas të përjavshmes franceze
L’Express, ky roman, në një kontekst krize ekonomike, prek ndjeshmërinë e
lexuesve që rizbulojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës. Zhoja na mëson se si të
jetojmë modestisht, por të lumtur e të qetë. Ndër vite ajo ka seleksionuar
gjërat që duhen ruajtur në kujtesë, gjithmonë më të mirat. Ka diçka
terapeutike në mënyrën e saj të të ekzistuarit, diçka që shëron; deri diku, ky
është një libër antidepresiv.
“Lista e dëshirave të mia” është përshtatur për teatrin, në Paris, në vitin
2013 dhe për kinemanë, me një film që pritet të dalë së shpejti.
libra shqiptar
libra te huaj
