Ai mendon se shqiptarët e vitit 2014 ndodhen prapë në një udhëkryq. E frikëson ajo që Adam Michniku e quan diktatura e re e banalitetit. E shqetëson amnezia, ose ndryshe kujtesa e shkurtër e shqiptarëve. E lënë pa gjumë fantazmat e Orientit, që sillen rrotull nesh, ditën dhe natën, dhe ne bëjmë sikur nuk i shohim. E bezdisin salieret e panumërt, që pasi kanë valëvitur derisa janë rraskapitur flamujt e lodhur të realizmit socialist, tani kanë ngritur në fortifikatën e tyre flamujt arrogantë të realizmit demokratik. E trondit, shpërblimi i heshtjes dhe papërcaktueshmëria intelektuale. E çudit manipulirrii i turmave me gënjeshtra cinike nga politikanët, njëlloj si tek Mario dhe Magjistari. Dhe mendon qartësisht se jetojmë ende në një rrethim të imponuar mendor dhe shpirtëror.
libra shqiptar
libra te huaj
