Libri trajton përvojën thuajse një shekullore të kërkimeve dhe studimeve shqiptare në trashëgiminë kulturore të popullit tonë përgjatë dy periudhave kryesore: gjysmës së dytë të shek. XX dhe periudha e pas viteve 1990. Dy periudha këto, të cilat dallojnë thellësisht nga njëra-tjetra në lidhje me këto kërkime shkencore, për shkak të ndryshimit të sistemit terminologjik. Aty ku më parë ekzistonte etnografia dhe etnologjia, tashmë kemi antropologjinë dhe pse metodologjia e kërkimit shkencor mund të mos ketë pasur dallime të mëdha, çka përbën objekt debati sot.
Libri, gjithashtu, mund të lexohet dhe si një historik i etnologjisë dhe i antropologjisë, duke e konsideruar në sfondin e studimeve europiane të po kësaj fushe.
libra shqiptar
libra te huaj
