Romani “Shkëlqimi i jetës” është vazhdimi i historisë aq të njohur për lexuesin shqiptar të romanit “Përgjithmonë Xhulia”. Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i paskrupullt Franko Vasali. Fillon kështu një dimër i gjatë për Xhulian, e cila duhet të vendosë rregull në jetën e saj, por në fund të tunelit luhatet një dritë që shkëlqen.
libra shqiptar
libra te huaj
