1969. Një vajzë e re amerikane, Edi dë Uajër, shkon në një ishull të Finlandës për të vizituar teton e saj, që jeton në Shtëpinë e Xhamit. Dy djelmosha bien kokë e këmbë në dashuri me të dhe, kur ajo zhduket sa hap e mbyll sytë e pa asnjë shkak, njëri prej tyre gjendet i vetëvarur në hambar. Ky është fillimi i “misterit të vajzës amerikane”, që do të fanitet në jetën e banorëve lokalë. Kështu, Dorisi dhe Sandra, ende të vogla në kohën e tragjedisë, lidhin një miqësi të veçantë. Ato ndajnë së bashku botën intime të ëndrrave dhe lojërave të tyre, duke gjetur forca për të mbledhur goditjet që vijnë nga bota e të rriturve, gënjeshtrat dhe çmenduritë e tyre.
libra shqiptar
libra te huaj
