Deti ndodhet prane, por nuk duket ne Ischiano, nje fshat i vogel prane nje lagune mbushurme mushkonja. Ketu zhvillohen ngjarjet e dy historive dashurie plot dhimbje. Pietro e Gloria jane dy te rinj. Ajo eshte e bija e nje drejtori banke, ai i nje bariu psikopat. Ajo eshte e bukur, plot siguri ne vetvete dhe paksa arrogante, ai eshte i ndrojtur dhe enderrimtar. E megjithate nje ndjenje e çuditshme, qe I ngjan papritmas dashurise, i perfshin te dy …Pas shume vjet mungese, ne lschiano kthehet edhe Graziano Biglia, nje gruar i njohur. Ketu ai njihet me mesuesen Flora Palmieri,nje grua e vetmuar dhe misterioze, se ciles te gjithe i qendrojne larg. Duhej t’u perkisnin dy boteve krejt te ndryshme e megjithate ne fund te fundit jane pikerisht dy pole te kunderta qe terhiqen … Ammaniti, nje rrefyes pa dorashka, manipulues fatesh, krijon dhe perputh rastesi duke skalitur detajet mete papritura dhe komike te realitetit. “E dashur, pritme … ” eshte nje epope e embel dhe mizore e zbulimit te botes dhe e asaj plage te dhimbshme qe mbart rinia.
libra shqiptar
libra te huaj
