Ç’lidhje ekziston midis piramidës së madhe të Gizës, tempujve hindu të Angkor Vatit në Kamboxhia dhe piramidës së Diellit në Teotihuahakan? Çfarë misteresh ngërthejnë gjeoglifet e rrafshinës së Nazkës dhe megalitet gjigante të Stonhexhit? Arkeologu Julius Gabriel ia ka blatuar tërë jetën studimit të popullsive prekolombiane dhe është i bindur që këto vepra kolosale që i kanë bërë ballë, të pacenuara, rrjedhës së mijëvjeçarëve fshehin një sekret të zymtë. Pas vitesh të tëra kërkimesh është i bindur se ato monumente nuk janë ndërtuar për arsye fetare apo ceremoniale. Në fakt, janë hallka të një zinxhiri mesazhesh okulte të lidhur mes tyre, që do të çonin në zgjidhjen e enigmës më të madhe të historisë së njeriut. Sipas kalendarit të stërlashtë të majave, gjatë solsticit të dimrit të vitit 2012 pas Krishtit një apokalips i tmerrshëm do të pllakoste Tokën dhe ka vetëm një mënyrë për t’i shpëtuar katastrofës. I qendisur e i tallur nga kolegët e tij, Julius Gabrieli do të vdesë i harruar nga të gjithë. Por jo nga i biri, Majkëlli: i mbyllur prej njëmbëdhjetë vjetësh në një spital psikiatrik të Masaçusetsit, është ai i vetmi njeri në botë që zotëron kyçet e sekretit të shpëtimit të njerëzimit. Një roman i jashtëzakonshëm, i mbështetur nga një kërkim të përpiktë dhe në një rrëfim emocionues.
libra shqiptar
libra te huaj
