Gjithçka fillon me një tombola. Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky libër tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë. që rritet shumë shpejt. Natyrisht që për këtë nuk duhet të marrë vesh gjë qiradhënësi i shtëpisë, që edhe vetëm nga zhurmat e fëmijëve ndihet mjaft i bezdisur. Historia merr një rrjedhë të shpejtë kur Rudi nis të vrapojë shumë më shpejt nga gjithë të tjerët dhe bëhet kështu i famshëm në qytet si “derrkuci i grave”. “Përjashta!” – klith ai dhe e nxjerr familjen bashkë me derrin në rrugë. Ata hyjnë në një shtëpi në anë të një fushe futbolli. Babai bëhet kujdestar i fushës, kurse Rudi maskotë e suksesshme deri sa një ditë arbitri i nxori kartelën e kuqe. Kjo qe një goditje e rëndë, sepse kryesia e shoqatës kërkon një dëshmi që derri nevojitet për të kryer një veprimtari artistike. Vetëm në këtë rast Rudi mund të qëndrojë tek parku sportiv.
libra shqiptar
libra te huaj
