“Unë besoj se e dua Khalisin, por kjo nuk kishte vlerë dje, kjo nuk do të ketë rëndësi nesër, asnjë kuptim, asnjë të ardhme. Kjo gjë do të rrijë këtu me ne sonte, do të flasim gjerë e gjatë, do të mbushim filxhanët me çaj a kakao të nxehtë, do të futemi nën shtroja dhe do të flasim gjersa natës t’I vijë fundi, dhe kur të lindë dielli, duhet t’I harrojmë të gjitha. Nesër kjo nuk do të ekzistojë, sepse është e ndaluar për mua, krejtësisht e gabuar, e dëmshmë dhe e turpshme.
Unë e dua atë, por erdha tepër vonë. Dikush tjetër ka mbërritur para meje dhe ka zënë vend mirë. Jam vonë.
libra shqiptar
libra te huaj
