“…mu bë zakon poashtu të dëgjoja buçitjet e shkurtra të gjuhëve të huaja ndërsa rrotulla e njehsorit shkonte prej BBC-së deri tek Radio Eireann, prej intonacionit londinez e deri tek ai dublinas dhe megjithë që nuk kuptoja se përse bëhej fjalë në atë murmurimë të parë me atë të folur gryke e fishkëllyese europiane, unë gati kisha filluar udhëtimin në hapsirat e botës tej. Kjo më vonë u bë udhëtim nëpër gjerësitë e gjuhës, një udhëtim ku në çdo pikë mërritjeje – nuk ka rëndësi në poezi apo në jetë – shndërrohej në gur-kalimi sesa në një pikë mbërritjeje, dhe falë atij udhëtimi unë gjendem në këtë vend të nderuar. Dhe akoma them, se platoformën këtu e shoh më tepër si stacion hapsire sesa një gur-kilometrik dhe kjo është arsyeja që dikur në jetën time, i kam lejuar vetes luksin e shëtitjes në ajër”- nga ligjërata e Çmimit Nobel.
libra shqiptar
libra te huaj
