Kur ta keni lexuar këtë libër do të ndjeheni të lehtësuar që ju vetë nuk jeni pjesë e botës së tij. Është një botë e largët ku në emër të pushtetit dhe sundimit çdo mizori është e justifikuar. Është një botë ku jeta do të bëjë ciklin e saj të natyrshëm të lindjes dhe të asgjësimit.
Ne jemi ndryshe dhe nuk kemi asnjë lidhje me të, nuk i përkasim as kohës dhe as hapësirës së saj. Dhe përsëri nuk kemi si të shpëtojmë nga flligështia dhe mëkati, sepse bota në fjalë është brenda nesh. Ne s’kemi qenë kurrë pjesa e saj, por ama ajo është pjesa jonë.
libra shqiptar
libra te huaj
