Ky roman origjinal dhe i mrehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe joshës femrash në Pragën e shek. XIX, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje, e njohur për jetën e natës bohemiane dhe shtëpitë publike.
Ai arrin që të blejë një shtëpi në këtë lagje dhe refuzon të lëvizë prej andej, duke filluar njëkohësisht edhe betejën me zyrëtarët e korruptuar e të paaftë që drejtojnë qytetin, për shkak të asaj çka po i ndodh këtij qyteti. Lagjja tronditet nga shfaqja e papritur e një vrasësi. Por Arcoja i betuar për ta çuar deri në fund betejën e nisur, shpërqendrohet nga kauza e tij me shfaqjen e një femre fatale, zemrën e së cilës ai duhet ta pushtojë me çdo kusht.
libra shqiptar
libra te huaj
