José Luís Peixoto është një nga zbulimet më të habitshme në literaturën e sotme portugeze.
Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe Moisiu; vetë Djalli, etj.
Karakteret e Peixotos janë universalë, siç është shpresa e tij përballë vështirësive. Paradoksalisht, edhe pse autori e vendos ngjarjen në një fshat të varfër të Portugalisë, ky fshat mund të jetë kudo, mund të jetë çdo fshat i varfër e i përcëlluar nga dielli, në çdo vend të botës. Imazhet që sjell Peixoto, flasin pa fjalë janë të veçanta e të paharrueshme… Natyra shfaqet si një forcë madhore dhe fuqia dhe talenti i Peixotos dalloheni pikërisht tek dëshira e tij për të imituar aftësinë e natyrës për të krijuar dhe shkatërruar në të njëjtën kohë
libra shqiptar
libra te huaj
