Pjesërisht histori e pjesërisht diplomaci “Lufterat e Ballkanit” është libër mjaft interesant, i cili na fut në analet e historisë dhe të fakteve reale, njëqind vjet të shkuara. Çfarë e bën më të rëndësishëm këtë libër është fakti se më shumë se një libër analize dhe mendimi personal, është një libër që përmban raporte sekrete diplomatike, për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë viteve 1912-1914 dhe masakrat, ndaj popullsisë, kryesisht myslimane, por edhe ndaj popullsisë së krishterë maqedono-bullgare dhe asaj hebreje, duke u bërë kështu një burim i padiskutueshëm të dhënash për historianët dhe studiuesit e asaj periudhe të historisë Ballkanike.
libra shqiptar
libra te huaj
