Befas ndjeu sikur iu shkëput një pjesë nga vetja e tij: krenaria që ndiente sa herë që mendonte se pas do të linte trashëgimi Anën, u shndërrua në agoni, ndoshta edhe në ndjenjë fajësie. Mendja dhe shpirti i tij kërkonin, në mënyrë torturuese, sfilitëse, një zgjidhje. Tashmë i duhej që të zhbironte qysh nga fillimi, madje imtësisht, jetën e Anës, por edhe të kërkonte përgjegjësinë e tij rreth fatit të jetës së saj. Vetëm shpëtimi i shpirtit të tij ishte pendimi. T’i kërkonte të falur për gjithçka bëri dhe për gjithçka nuk bëri dhe që atë femër e sollën deri në këtë pikë, të zbulonte se çfarë harroi që t’ia mësonte. Dhe, nëse do të mundte t’ia mësonte atë, qoftë edhe tani. Përpara se të ishte vonë.
libra shqiptar
libra te huaj
